Aktualitet

Goditi 27 herë me thikë Regis Runajn, 23-vjeçari ka shtrënguar duart me Erion Veliajn, vrasësi me pagesë simpatizant i PS-

9 Gusht 2020, 12:04 Nga DOSJA
Goditi 27 herë me thikë Regis Runajn, 23-vjeçari ka

ELBASAN- Euglen Halili, 23 vjeç është një nga autorët e vrasjes së Regis Runaj. Ndërkohë 23-vjeçari ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj Emiljano Ramazanit.

Por, detaje të reja vijnë për 23-vjeçarin. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ai është një simpatizant i Partisë Socialiste. Nuk mungojnë foto e tij nga mitingjet e PS-së. Madje, ai është fotografuar edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë të fundit, 23-vjeçari ka shtrënguar edhe duart.

 

Euglen Halili dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj

I riu u arrestua nga Policia ditën e djeshme bashkë me 29-vjeçarin, Xhuljano Hoxha. Të dy akuzohen se janë vrasës me pagesë. Ata kanë goditur 27 herë me thikë Regis Runajn dhe kanë marrë pjesë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Mësohet se ata kanë kryer vrasjet, pasi kanë konsumuar lëndë narkotike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj euglen halili erion veliaj euglen halili

Sondazh

Poll