Aktualitet

Vdekja e skulptorit Arben Bajo, Berisha: I mungoi gjaku në mjekësinë e shkatërruar, ata që sot lëshojnë psherëtima hipok

9 Gusht 2020, 14:10 Nga DOSJA
Vdekja e skulptorit Arben Bajo, Berisha: I mungoi gjaku në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e skuptorit të njohur Arben Bajo. Përmes një statusi në rrjetet scoiale, Berisha shkruan se artisti i njohur shqiptar u shua sepse në mjekësinë e vendit tonë që ai e quan të shpartalluar i mungoi gjaku që mund ta shpëtonte.

Sipas Berishës, Bajo do të kishte shpëtuar nëse do të ishte dërguar në një vend më të specializuar.

Dielli nuk lindi sot per skulptorin e njohur Arben Bajo! Te dashur miq, Covid 19 nderpreu parakohe krijimtarine dhe jeten e skulptorit te talentuar Arben Bajo, qe luftoi per dite te tera ne spital me semundjen e rende. Por atij ne sistemin e shpartalluar mjekesor i mungoi gjaku qe mund te ishte edhe shpetimtar, dhe ata qe leshojne sot pshertima hipokrizie per vdekjen e tij dhe qe udhetojne per vete me avion ne dispozicion me parate e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun qe i nevojitej Arbenit dhe nuk e derguan ne nje qender me te specializuar me sistem qarkullimi jashtetrupor qe edhe mund ti shpetonte jeten. Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit te Arteve dhe njeri prej skulptoreve me te talentuar te gjenerates se tij. Veprat e tij te ekspozuara brenda dhe jashte vendi u çmuan dhe u vleresuan me interesin e merituar. Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes dhe miqve e te afermve te te ndjerit Arben Bajo dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! Ngushellime!!”- shkruan Berisha ndër të tjera.

Skulptori Arben Bajo, humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo ishte një skulptorët më të njohur që ka vendi.  Dje u sensibilizuar shumë njerëz për të ndihmuar atë me gjak, por gjithsesi ai nuk mundi të shpëtonte. Vetë kryeministri, Edi Rama është është trishtuar shumë për vdekjen e Bajos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bajo sali berisha arben bajo sali berisha

Sondazh

Poll