Aktualitet

Atentati në Vaun e Dejës, Policia analizon makinë që u gjet e djegur: Targat i janë vjedhur një “Fiati” në Durrës

9 Gusht 2020, 11:43 Nga DOSJA
Atentati në Vaun e Dejës, Policia analizon makinë që u gjet

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur këtë mëngjes në Vaun e Dejës, ku mbeti i vrarë Gjin Ndoji.

Sipas informacioneve, mësohet se jo shumë larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur me targa  AA364 LC.

Deri tani mësohet se targat janë vjedhur nga një automjet “Fiat Punto” në 20 qershor 2020, në Durrës. Po ashtu mësohet se “Faiti” është në pronësi të një vajze, e cila kishte bërë më herët denoncimin për humbjen e targave.

Atenati ndodhi mëngjesin e sotëm dhe trupi i pajetë i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Shkjezë,3 metra larg mjetit tip BMW me të cilin po udhëtonte. I riu është qëlluar me një plumb në kokë.  Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja kallashnikovi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll