Bota

Meksika nuk gjen qetësi nga Covid-19/ 695 viktima dhe mbi 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

9 Gusht 2020, 13:01 Nga DOSJA
Meksika nuk gjen qetësi nga Covid-19/ 695 viktima dhe mbi 6 mijë raste

MEKSIKË– Meksika është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku ditë pas dite janë shënuar  shifra të frikshme të viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit Ministria e shëndetësisë në Meksikë ka regjistruar  6.495 infeksione të reja të konfirmuara nga koronavirusi dhe 695 vdekje shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në 475.902 të sëmurë dhe 52,006 viktima.

Zyrtarët vendas kanë thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka të ngjarë të konsiderohet më i lartë sesa rastet e konfirmuara. Meksika renditet e treta mes vendeve të tjera për numrin më të lartë të koronavirusit në mbarë botën, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Ashtu si në Brazil dhe SHBA, mbajtja e  maskës dhe ka supozuar konotacione kulturore dhe politike në Meksikë, ku mendimet për presidentin e Meksikës Andrés Manuel López Obrador janë shumë të polarizuara.

Teksa ka folur para gazetarëve një muaj më parë, presidenti, i njohur gjerësisht si Amlo, u shpreh: E dini kur do të mbaj maskë? Kur të mos ketë korrupsion. Pastaj do të mbajë një maskë dhe do të ndalem së foluri.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne meksike koronavirusi ne meksike

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 12:32

NORVEGJI- Pasagjerët e një avioni që ushëtuan nga Nisa në Oslo do të  futen në karantinë për 10 ditë për shkak se avioni i tyre zbriti një minutë pasi Norvegjia...