Bota

Shpërthimi tragjik në portin e Bejrutit/ Ish-kryeministri i Libanit mohon se ka qenë në dijeni të lëndës plasëse në por

9 Gusht 2020, 12:45 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në portin e Bejrutit/ Ish-kryeministri i Libanit

LIBAN– Ish-kryeministri libanez Tammam Salam, ka kundërshtuar  të marrë informacion në lidhje me ardhjen e dërgesave të materialeve të rrezikshme kimike në Beirut, nga të cilat u shkaktua edhe shpërthimi vdekjeprurës në kryeqytet të martën.

Në një deklaratë,  Salam u shpreh se raportet që pretendonin se ai ishte në dijeni të mbërritjes së një anije që transportonte materiale kimike në Beirut ishin “të rreme”.

Më parë, raportet e mediave të huaja sugjeruan që një gjykatë libaneze kishte urdhëruar anijen të shkarkonte ngarkesat me lëndë kimike në portin e Bejrutit kur Selami mbante postin e kryeministit.

Ai ishte kryeministër përgjatë periudhës shkurt 2014 deri në dhjetor 2016.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi më 4  gusht në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 158 viktima  dhe mbi 6 mijë të plagosur. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se vijojnë hetimet për ngjarjen ndërsa në kryeqytet kanë nisur protesta të dhunshme kundër qeverisë.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban tammam salam shperthimi ne liban tammam salam

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 12:32

NORVEGJI- Pasagjerët e një avioni që ushëtuan nga Nisa në Oslo do të  futen në karantinë për 10 ditë për shkak se avioni i tyre zbriti një minutë pasi Norvegjia...