Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Ministrja e Informacionit jep dorëheqjen: Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kam për
9 Gusht 2020, 12:57Nga DOSJA
LIBAN- Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdul Samad, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj pas shpërthimit të fuqishëm në Portin e Bejrutit që shkaktoi vdekjen e 158 personave dhe plagosjen e mbi 6 mijë të tjerëve.
“Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka ndryshim në afat të shkurtër. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, këshu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri“, tha Abdul Samad.
Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodh të martën e 4 gushtit deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 5 deputetë.
Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin. Në shpërthim kanë humbur jetën 158 persona dhe rreth 6 mijë të tjerë janë plagosur. Presidenti libanez Michel Aoun ka deklaruar se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e 2.750 tonëve nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejruti për gjashtë vitet e fundit. Pas kësaj deklarate, krahas medias sociale, në shtypin libian dhe atë botëror u ngritën shumë pyetje dhe pretendime.
Ndërkohë, ende mbetet e panjohur se përse është mbajtur për 6 vite në port 2.750 tonë nitrat amoniumi i cili ka veti shpërthyese.
LIBAN– Ish-kryeministri libanez Tammam Salam, ka kundërshtuar të marrë informacion në lidhje me ardhjen e dërgesave të materialeve të rrezikshme kimike në Beir...
RUSI– Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë regjistruar 5,189 raste të reja dhe numri n...
BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku ditë pas dite shënohet një bilanc i frikshëm i rasteve të reja me COVID-19 dhe numri i vikt...
Bota 9 Gusht 2020, 12:32
NORVEGJI- Pasagjerët e një avioni që ushëtuan nga Nisa në Oslo do të futen në karantinë për 10 ditë për shkak se avioni i tyre zbriti një minutë pasi Norvegjia...
LIBAN– Kryeqyteti libanez, Bejruti është përfshirë nga protesta të dhunshme që prej 4 gushtit ditë në të cilën ndodhi edhe shperthimi i fuqishëm që ka lënë të v...
KORE E JUGUT- Të paktën 30 njerëz kanë vdekur, dhe 12 të tjerë janë zhdukur pas 46 ditësh përmbytjesh në Korenë e Jugut.Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë të di...
JAPONI- Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndali...
GREQI-Edhe dy persona të tjerë kanë humbur jetën së fundmi në Greqi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia që ka goditur ishullin grek. Mësohet se vi...
BEJRUT- Fotot që po shihni janë pamje nga protesta e dhunshme që është zhvilluar ditën e djehsme në Bejrut. Qyetetarët e kryeqytetit libanez janë ngritur në këm...
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper ka njoftuar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në A...