Bota

Protestat kundër qeverisë në Bejrut/ Plagosen 728 njerëz dhe vdes një polic, ndërkombëtarët Samit në ndihmë të Libani

9 Gusht 2020, 12:15 Nga DOSJA
Protestat kundër qeverisë në Bejrut/ Plagosen 728 njerëz dhe

LIBAN– Kryeqyteti libanez, Bejruti është përfshirë nga protesta të dhunshme që prej 4 gushtit ditë në të cilën ndodhi edhe shperthimi i fuqishëm që ka lënë të vdekur të paktën 157 persona dhe ka plagosur 6 mijë të tjerë.

Nga protestat e dhunshme ku qytetarët janë përplasur me policinë duke sulmuar edhe ndërtesat e disa ministrive në Bejrut, kanë mbetur të plagosur të paktën 728 njerëz.
Policia është munduar të shpërndaj turmat në rrugët e Bejrutit qendror duke hedhur gaz lotsjellës mbi qytetarët që tentuan të futeshin edhe në ndërtesën e parlamentit.

Dje u raportua se si shkak i prëleshjeve të ashpra ka mbetur i vdekur edhe një oficer policie.

Ditën e sotme udhëheqësit ndërkombëtarë do të zhvillojnë një takim për të diskutuar në lidhje me ndihmën , që do të japin për Bejrutin, pesë ditë pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez. Konferenca virtuale e vendosur nga Franca dhe Kombet e Bashkuara ka nisur në orën 14:00. Ku në këtë takim mësohet se ka marrë pjesë edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Kujtojmë se protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 157 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne bejrut shperthimi ne bejrut

Sondazh

Poll