Bota

9 Gusht 2020, 12:32 Nga DOSJA

NORVEGJI- Pasagjerët e një avioni që ushëtuan nga Nisa në Oslo do të  futen në karantinë për 10 ditë për shkak se avioni i tyre zbriti një minutë pasi Norvegjia e kaloi Francën në zonën e kuqe. Kështu 158 persona që ishin në avion do të izolohen edhe nëse nuk janë të infektuar.

Sipas rezultateve nga aeroporti i Oslos dhe kompania ajrore “SAS”, fluturimi ‘SK4700’ zbarkoi fiks në orën 12:00. Por edhe  pse vetëm një minutë, autoritetet bën me dije se nuk mund të shkelet vendimi pasi kishte hyrë në fuqi.

Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që pasagjerët duhet të bëjnë karantinë”, shpjegoi Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë.

Sipas saj, pasagjerët do të mund ta kalojnë karantinën në shtëpi dhe nuk do t’u duhet të qëndrojnë në hotelet e aeroporti.

Burimi:.connexionfrance.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në norvegji pasagjeret e avionit futen ne karantine koronavirusi në norvegji pasagjeret e avionit futen ne karantine

Sondazh

Poll