Aktualitet

Bie nga betonierja, humb jetën në Cërrik punëtori 55-vjeçar. Policia arreston administratorin e firmës

9 Gusht 2020, 10:52 Nga DOSJA
Bie nga betonierja, humb jetën në Cërrik punëtori

CËRRIK- Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në qytetin e Cërrikut. Sipas informacioneve mësohet se një punëtor A.S. 53-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. 

Ai ka rënë nga betonerja dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Një ditë pas kësaj ngjarje, ka ardhur dhe një reagim nga Policia. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka vënë në pranga administratorin e firmës, ku humbi jetën 53-vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, shkruan Policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne cerrik policia cerrik vdes punetori ne pune arrestim ne cerrik policia cerrik vdes punetori ne pune

Sondazh

Poll