Aktualitet

Sherr në Korçë/ Arrestohet 19 vjeçari, i sekuestrohen armë dhe municione

9 Prill 2019, 13:18 Nga DOSJA
Sherr në Korçë/ Arrestohet 19 vjeçari, i sekuestrohen

KORÇË- Një 19 vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për veprat penale Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”. Gjatë kontrollit të kryer nga policia në banesën e 19 vjeçarit, iu gjet dhe sekuestrua armë dhe disa municione luftarake.

Në njoftimin e policisë thuhet se konfliktiti ndodhi në dalje të qytetit mes shtetasve të identifikuar me iniciale M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

Njoftimi i policisë Korçë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

Sekuestrohet një armë zjarri e municione luftarake, të cilat i posedonte pa leje në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në dalje të qytetit, dy shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake.

Shtetasi M.I, u arrestua në flagrancë për veprat penale të lartpërmendura dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person konflikti ne korce korce arrestohet nje person konflikti ne korce korce

Sondazh

Poll