Bota

Prezanton aplikacionin ‘Instagram Reels’, pasuria e Zuckerberg-ut arrin në 100 miliardë dollarë!

7 Gusht 2020, 10:24 Nga DOSJA
Prezanton aplikacionin ‘Instagram Reels’, pasuria e Zuckerberg-ut

SHBA- Pasuria personale e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg është rritur në 100 miliardë dollarë pas lancimit të aplikacionit të ri.

Të mërkurën e kësaj jave, ‘Facebook’ prezantoi në SHBA aplikacionin e ‘Instagram Reels’, rivalin e aplikacionit kinez TikTok që paraqet video të shkurtra. Kështu që aksionet e Facebook-ut u rritën me më shumë se 6 përqind duke bërë që Zuckerberg të ketë në total 13 përqind të aksioneve në këtë kompani. Ai i bashkohet kështu themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe Bill Gates të Microsoft-it, që janë miliardierët më të mëdhenjë në botës.

Bosat e teknologjisë kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak se përmasat dhe fuqia e kompanive të tyre por edhe pasuritë e tyre personale kanë vijuar të rriten.

‘Facebook’, ‘Amazon’, ‘Apple’ dhe ‘Google’ kanë qenë mes përfituesve më të mëdhenj gjatë izolimeve të koronavirusit pasi më shumë njerëz kanë bërë blerje, janë argëtuar dhe socializuar online. Pasuria personale e Zuckerberg-ut vetëm këtë vit është rritur me 22 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Bezos me 75 miliardë dollarë.

Burimi: straitstimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mark zuckerberg mark zuckerberg

Sondazh

Poll