Bota

Rriten rastet e reja/ Greqia izolon ishullin e Parosit për 10 ditë, ja masat e ashpra që janë vendosur

7 Gusht 2020, 10:08 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja/ Greqia izolon ishullin e Parosit për 10 ditë, ja

GREQI– Ditën e sotme Greqia ka vendosur që të mbyllë për dhjetë ditë me radhë ishullin e Parosit. Vendimi vjen pasi në ishull në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid-19, 13 persona.

Ndërkohë autoritetet kanë vendosur masa ta ashpra për t’u zbatuar nga banorët gjatë kohës që njerëzit janë të izoluar. Kështu është vendosur që të mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare nga ora 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Po ashtu nuk do të lejohet hapja e tregjeve publike, si dhe grumbullimi e personave më shumë se 9 njerëz.

Urdhri ndalon uljen në një tavolinë restoranti të më shumë se 4 personave, duke përjashtuar familjarët që mund të ulen edhe 6 persona. Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se maska është e detyrueshme në ambientet publike dhe private deri në një urdhër të dytë.

Greqia gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rritje të rasteve të reja me kortonavirus ndërkohë autoritetet shprehen se shkak për këtë janë dasmat si edhe aktivitetet e të rinjve, siç janë baret, restorantet, beach bar-et. Po ashtu Greqia ka vendosur edhe masa  të ashpra edhe për vendin tonë. Dosja.al, ka mëshuar se të gjithë qytetarët që futen në tokën greke iu merret tamponi.

Ekipet mjekësore nga Greqia  iu marrin qytetarëve sekrecionet në gojë dhe të dhënat, si adresën e shtëpisë dhe numrin e telefonit. Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit. Në Greqi deri më tani janë regjistruar 5,123 të infektuar dhe 210 viktima që prej fillimit të pandemisë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi mbyllet ishulli i parosit. koronavirusi në greqi mbyllet ishulli i parosit.

Sondazh

Poll