Vrasjet makabre në gusht, psikologia Arjana Rreli: Ndikojnë dhe temperaturat e larta, personat me probleme nuk pranojnë që j
7 Gusht 2020, 12:40Nga DOSJA
TIRANË- Pas vrasjes makabre në Pogradec, ku Firdes Çekiçi, 70 vjeç u vra nga i biri Olsi Çekiçi pas një sherri të çastit, ndërsa kokën ia vari në portën e shtëpisë, duke shokuar mbarë opinionin publik, flasin specialistët.
Mjekia e shëndetit mendor, Arjana Rreli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 foli për rastin dhe koincidencën e krimeve të njëpasnjëshme të personave me probleme mendore, të cilët shpërthejnë dhe kryejnë këto krime makabre në verë, pra në gusht. Masakra e Selenicës, vrasja e një të mituri në Himarë, të cilirt iu pre koka nga i afërmi i tij disa vite më parë, dhe ngjarja e ndodhur një ditë më parë, nuk janë rastësore tha Rreli. Sipas saj temperaturat e larta tek sistemi nervor i personave me sëmundje mendore perceptohen si sulme ndaj organizmit, ç’ka i bën të pakontrollueshëm.
“Në fakt temperaturat e larta janë një stresor i fuqishëm i ambientit dhe një agresor për të gjithë organizimin tonë. Temperaturat e lartë përceptohet nga sistemi nervor i këtyre personave si sulm ndaj organizmit dhe padashje prish balancat, duke i çuar deri tek këto krime. Përdorimi i lëndëve narkotike është një tjetër faktor rrisku që thellon problemet e personave të tillë, tha Rreli.
“Ka raste kur personi nuk e pranon që mund të jetë i sëmurë, këta janë ata që rrezikojnë për komplikacione të rënda si rasti në Bucimas. U tha që ishte përdorues i lëndëve narkotike, kjo sjell çrregullime të sjelljes. Dëmton jo vec personin por edhe ata që e rrethojnë. Ka persona që tentojnë të vetëzgjidhin problemet e tyre me alkool, lënë narkotike por edhe me qetësues. Rastet që shpërthejnë kështu janë raste të patrajtuara, këta persona nuk pranojnë bashkëpunim, nuk hapin asnjë shteg që të bëhen aleatë për kurim. Mund të jenë në këtë fazë edhe persona që kanë filluar një trajtim dhe që e kanë ndërprerë më pas, ose ka ndërprerë lidhjen me specialistin. Suporti familjar është shumë i rëndësishëm. Medikamentet për këtë pacientë janë të kushtueshme po ashtu trajtimi, terapia zgjat në kohë. Pra duhet mbajtur situata nën kontroll”,- sqaroi ajo.
TIRANË- Avokatët e Ylli Ndroqit kanë depozituar sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsion vendimin për sekuestrimin e pronave...
TIRANË- Fituesi i tenderit të paracaktuar nga Ministria e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit llogaritet të prodhojë rreth 200 mijë artikuj më pa...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video në mediat sociale, ku shihet se Ura e Vashës është çarë. Në një postim, duke iu ref...
TIRANË– Reporterët pa Kufij kanë reaguar sot pas sekuestros që është vënë kundër dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News, që janë pjesë e pasurive të sekues...
Memaliaj- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Mësohet se ka humbur jetën këmbësori me iniciale E.C, 23-vje&ccedi...
TIRANË- Ditën e sotme 50 infermierë i janë bashkuar stafit mjekësor të spitalit COVID-2. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu...
TIRANË– Siamir Shera, njëri prej vëllezërve të arrestuar për vrasjen e 71-vjeçarit Abdulla Dublla ka pranuar krimin. Para oficerëve të Policisë ai ë...
TIRANË-Një grua ka treguar se burri i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin COVID-2. E moshuara ka treguar më tej se në këtë spital nuk ka as oksigj...
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot punën për shembjen e dy pallateve në Hamallaj. Në një njoftim për mediat IKMT bën me ...