Aktualitet

VIDEO/ Berisha publikon videon: Është çarë Ura e Vashës, struktura është shkëputur 30 cm

7 Gusht 2020, 12:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Berisha publikon videon: Është çarë Ura e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video në mediat sociale, ku shihet se Ura e Vashës është çarë. Në një postim, duke iu referuar mesazhit të një qytetari Berisha shkruan se ura ka pësuar dëmtime të shumta.

Sipas denoncimit të qytetarit, struktura e urës është shkëputur 30 centimetra nga shkëmbi, pasi kalojnë kamionët me krom dhe e kanë dëmtuar.

“Cahet Ura e Vashes! Sb Pershendetje Dr Berisha Keto jan pamjet e ures se Vashes qe Kryeministri Rama e quan arritje,akoma pa ven ne pune ura eshte care rreth 30cm ka humbur kollonat e betonit,po kur te kalojn ne kete ure kamjonat me krom!!! Keto jan standartet Europjane ne Shqipri”, është ky postimi i Berishës.

Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama në një video në mediat sociale shprehej se Ura e Vashës, ishte gati dhe mungonin disa detaje për përfundimin e saj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha ura e vashes sali berisha ura e vashes

Sondazh

Poll