Bota

Bilanc tragjik në Indi/ Shkon mbi 2 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

7 Gusht 2020, 09:23 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Indi/ Shkon mbi 2 milionë numri i të

INDI- Numri i të infektuarve me Covid-19 ne Indi ka shkuar më shumë shumë se 2 milion raste.

Ministria e Shëndetësisë në Indi ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve  të fundit janë regjistruar  62,170   raste të reja të koronavirusit duke e çuar numrin total në  2,025,409.  të prekur. Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 40,700  pacientë ndërsa më shumë se 1.3 milion të tjerë  janë shëruar. India regjistroi rastin e parë të Covid-19 më 30 janar  1 milion raste shënoi në 17 korrik.

Testimi është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, javët e fundit në Indi, ndërkohë vendi vazhdon të rihapet edhe pse në shumë vene regjistrohen vatra të reja të rasteve. Por disa shtete kanë vendosur kufizime.

Ndërkohë deri më tani vendet më të prekura nga sëmundja vdekjeprurëse janë SHBA, Brazili dhe Meksika

Burimi: bbc

(A.K.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll