Bota

Bota nën kërcënimin e Covid-19/ Shkon mbi 19 milionë numri i të infekturve dhe mbi 717 mijë viktimave

7 Gusht 2020, 08:08 Nga DOSJA
Bota nën kërcënimin e Covid-19/ Shkon mbi 19 milionë numri i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,032,547  të infektuar dhe janë shënuar 162,805 viktima. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 50,517  persona, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 819 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 98,644  viktima dhe 2,917,562 të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,241  raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në  14,725 pacientë.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 84,565  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 37 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,187  viktima dhe në Francë 30,312 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,500 të tjerë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll