Aktualitet

“Njëri shkaktoi aksident, tjetri dhunoi një 51-vjeçar”, Policia arreston dy persona në Durrës

7 Gusht 2020, 08:15 Nga DOSJA
“Njëri shkaktoi aksident, tjetri dhunoi një

TIRANË- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se në pranga ka rënë një një 24 vjeçar që shkaktoi një aksident dhe u largua nga vendngjarja.

Po ashtu sot është arrestuar dhe një 28 vjeçar, i cili për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës. Për të dy të arrestuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës Durrës kanë arrestuar shtetasin A.Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto ka aksidentuar shtetasen këmbësore F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Grupi hetimor me të marrë njoftim menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Shtetësia e dëmtuar pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L.P., 28 vjeç, banues në Durrës për veprat penale”Shkatërrimi i pronës “, ” Dëmtime të tjera me dashje ” dhe ” Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen Nr.17/1 Durrës, për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës, punonjës në karburant. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres policia durres arrestime ne durres policia durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 07:33

Pogradec– Flet psikiatri Gentian Çala, i cili ka kuruar vrasësin Olsi Çekiçi. Mjeku ka deklaruar se 44-vjeçari vuante nga probleme t...