Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID-19 inxhineri i njohur i pyjeve, miqtë: Lajm që na shokoi, kishte shumë ëndrra

7 Gusht 2020, 08:15 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID-19 inxhineri i njohur i pyjeve, miqtë:

TIRANË- Ndërron jetë nga COVID-19 inxhinieri i njohur i pyjeve, Ferdin Liçaj. Mësohet se Liçaj kishte disa ditë që ishte diagnostikuar me COVID-19. Lajmin e hidhur e kanë dhënë miqtë e tij, të cilët kanë deklaruar se Ferdini kishte me shumë projekte dhe ëndrra, të cilat u lanë përgjysmë.

Postimi prekës i miqve të tij:

Sot u nda nga jeta, sot u nda nga ne, miku im, miku dhe shoku i të gjithë pylltarëve, inxhinier Ferdin Liçaj! Një lajm që na shokoi, na befasoi, na krijoi shumë dhimbje, shumë boshllek, shumë hidhërim.
Virusi tinzar, i tmerrshëm, i pabesë, i pamëshirshëm, na e mori Ferdinin tonë. Na e mori në moshën me të mirë, në moshën ku Ai kishte shumë projekte, shumë endrra….

Ne, që e njohim që në hapat e para të rrugëtimit, nuk do ta harrojmë kurrë njeriun e mirë, njeriun e mençur,njeriun fisnik, intelektualin erudit, nuk do ta harrojmë kurrë ekspertin pasionant,te dashur, te talentuar të pylltarisë shqiptare, nuk do të harrojmë poetin që i këndoi jetës, vendlindjes, bukurisë dhe madhështisë se natyrës, nuk do të harrojmë përkthyesin e palodhur dhe të talentuar, nuk do të harojmë familjarin shembëllor, të dashur, të ëmbël, të përkushtuar..

Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, shokëve, kolegëve, që patem fatin dhe privilegjin të miqësohemi dhe të bashkëpunojmë me te. Sa shume do na mungosh o miku yne! I paharruar kujtimi dhe gjithë kondributi i Tij! Lamtumirë i dashur dhe i shtrenjti Ferdin Liçaj ! Lamtumirë o miku ynë i mirë!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fedin liçaj humb jetën bilogu shqiptar fedin liçaj humb jetën bilogu shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 07:33

Pogradec– Flet psikiatri Gentian Çala, i cili ka kuruar vrasësin Olsi Çekiçi. Mjeku ka deklaruar se 44-vjeçari vuante nga probleme t...