Aktualitet

“Me trashëgime çifti”, zbulohet makina që u përdor nga vëllezërit Shera për vrasjen e taksist. E kishin me qira një

7 Gusht 2020, 07:48 Nga DOSJA
“Me trashëgime çifti”, zbulohet makina që u

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e taksistit Abdulla Budllës në Fushë-Prezë. Mësohet se vëllezërit Shera për vrasjen e Budllës kanë përdorur një makinë të marrë me qera, një ditë para ngjarjes.

News 24 bën me dije se automjeti me targe AA171DI është marrë me qira në Fushë Krujë-Vorë dhe në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative “me trashëgime çifti”.

Policia pas vrasjes ka sekuestruar kamerat e zonës dhe kanë identifikuar mjeti i përdorur nga autorët. Më pas është ushtruar kontroll në biznesin e Greisian Çelës, ku u gjet makina dhe ku sekuestruan 60 gram kokainë dhe armë zjarri, dhe ai ra në pranga.

Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Për vrasjen janë vënë në pranga dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, përkatësisht 32 dhe 20 vjeç, të dy banues në Rinas. Saimir Shera ka qënë i dënuar edhe më parë, ndërsa tani të dy akuzohen për veprat penale: “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdulla budlla arsil shera saimir shera te shtena ne fushe preze abdulla budlla arsil shera saimir shera te shtena ne fushe preze

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2020, 07:33

Pogradec– Flet psikiatri Gentian Çala, i cili ka kuruar vrasësin Olsi Çekiçi. Mjeku ka deklaruar se 44-vjeçari vuante nga probleme t...