Aktualitet

Horrori në Pogradec/ 44-vjeçari tentoi të vriste vajzën se rrinte në telefon, gjyshja ndërhyri për të mbrojtur mbesën,

7 Gusht 2020, 07:09 Nga DOSJA
Horrori në Pogradec/ 44-vjeçari tentoi të vriste vajzën se

POGRADEC- Detaje tronditëse na vijnë nga Pogradeci, ku Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, Firdes Çekiçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 44-vjeçari ka dashur të vrasë vajzën e tij, pasi i ka gjetur një mesazh në telefonin e saj. Sipas familjarëve në këto momente ndërhyri gjyshja, e cila mbrojti vajzën. Menjëherë 15-vjeçarja u largua me shpejtësi nga banesa, ndërsa 44-vjeçari vrau nënën e tij. Sakaq, gjatë momenteve të tmerrit vajza ka dëgjuar se 44-vjeçari i thoshte nënës: “Boll jetove”.

“Gjyshja hyri të mbronte mbesën. Çekiçi donte të vriste vajzën për shkak se rrinte në telefon, i gjeti një mesazh. Për 44-vjeçarin ka pasur denoncime nga nënëa, por ajo më pas i ka tërhequr ato. Kush është mjeku që vendosi për lirimin e tij? Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë. Faji këtu është i institucioneve që nuk kontrollojnë”, tha një i afërm i viktimës.

Ndërsa, psikiatri i Çekiçit, Gentian Çala ka treguar se 44-vjeçari përdorte subastanca narkotike. Ai tregon se autori i krimit nuk pranonte të merrte mjekime dhe se dhunonte herë pas here familjarët.

Por, kush është Olsi Çekiçi? 

Olsi Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është dënuar më herët për përdorim të lëndëve narkotive në Itali, Greqi dhe Belgjikë. Ai gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë dhe vetëm pak muaj më parë, mësohet se është shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasan për t’u kuruar. Olsi ishte i divorcuar dhe ushtronte dhunë edhe mbi të bijën e mitur, por pavarësisht denoncimeve të shumta, vijonte të ishte i lirë. Po kështu, ai ka qenë edhe shumë aktiv në rrjetet sociale. Në disa postime në Facebook  ai falënderon Allahun dhe jep mesazhin se beson në dashuri. Ndërkohë, 44-vjeçari na ka treguar se është një fans i këngëtares së njohur Dua Lipa.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Ai i preku kokën nënë së tij dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret nenen me thike ne pogradec olsi cekici djali vret nenen me thike ne pogradec olsi cekici

Sondazh

Poll