Aktualitet

“Boll jetove”/ 44-vjeçari në Pogradec vrau nënën në sy të vajzës, gjatë momenteve të tmerrit 15-vjeçarja u largua

7 Gusht 2020, 06:21 Nga DOSJA
“Boll jetove”/ 44-vjeçari në Pogradec vrau

POGRADEC- Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga krimi makabër në Pogradec, ku Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 15-vjeçara ka parë momentet kur babai i saj,  Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi.

Ajo menjëherë ka lajmëruar policinë dhe është larguar me shpejtësi nga banesa. Patrulla e Përgjithshme u nis drejt adresës dhe gjeti autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, ndërsa e ëma e tij kishte ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Ai i preku kokën nënë së tij dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret nenen me thike ne pogradec djali vret nenen me thike ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 20:07

POGRADEC– Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me...