Aktualitet

Aksident në Tiranë, i riu me motor përplas 8-vjeçarin me biçikletë

6 Gusht 2020, 20:52 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, i riu me motor përplas 8-vjeçarin me

TIRANË- Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e njohur si 21-dhjetori në Tiranë. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat ka bërë me dije se një motor ka përplasur një biçikletë, që drejtohej nga një i mitur 8-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e Tiranës njoftojnë se kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

“Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane motori perplas bicikleten aksident ne tirane motori perplas bicikleten

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 20:07

POGRADEC– Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me...