Aktualitet

‘Tapë’ në timon, shoferi në Tiranë hipën makinën në trotuar dhe plagos katër persona, arrestohet nga Policia

7 Gusht 2020, 06:41 Nga DOSJA
‘Tapë’ në timon, shoferi në Tiranë hipën

TIRANË- Një shofer 49-vjeçar me iniciale A.L. është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në gjendje të dehur. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se 49-vjeçari po ngiste mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.

Po ashtu ai ka shkaktuar dhe një aksident duke përplasur katër këmbësorë që ishin duke ecur në trotuar, të cilër janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”,  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur  kontrollin e mjetit,  dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët: E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt””, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi policia tirane shoferi i dehur arrestohet shoferi policia tirane shoferi i dehur

Sondazh

Poll