Aktualitet

Jeni bërë gati për plazh? Më parë hidhini një sy motit, ja ku do të ketë reshje shiu sot (PARASHIKIMI)

7 Gusht 2020, 05:49 Nga DOSJA
Jeni bërë gati për plazh? Më parë hidhini një sy

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se pasditen e sotme do të ketë shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit. Gjatë mbrëmjes do të ketë një mot të kthjellët. Ndërkohë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë.

Parashikimi: 

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar. Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit. Mbrëmja rikthen kushtet e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 7 gusht 2020 moti 7 gusht 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 20:07

POGRADEC– Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me...