Aktualitet

Përplasje mes grupeve kriminale? Policia e Sarandës mohon ngjarjen: Qëlloi një person në ajër

6 Gusht 2020, 20:23 Nga DOSJA
Përplasje mes grupeve kriminale? Policia e Sarandës mohon ngjarjen:

SARANDË– Policia e Sarandës ka mohuar të ketë pasur përplasje me armë zjarri mes dy grupeve kriminale në Sarandë. Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Sarandës, bën me dije se rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët dhe FNSH-ja për të bërë krehjen e zonës dhe arrestimin e protagonistit. Fillimisht u raportua se dy banda ishin përplasur me pistoleta dhe kallshnikov, por blutë e kanë hedhur poshtë këtë version.

Njoftimi i policisë 

Informacion paraprak Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sarande te shtena me arme ne sarande sarande te shtena me arme ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 20:07

POGRADEC– Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:45

VLORË -Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i qu...