Pipero: Tamponët dhe testet nuk janë asnjëherë më të saktë se klinika
TIRANË- Shumë njerëz pretendojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, por ankohen se janë drejtuar në numrin e urgjencës kombëtare dhe nuk kanë marrë shërbimin për kryerjen e tamponit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha në Ditarin e mbrëmjes në A2 se këto pretendime të njerëzve janë sa subjektive aq edhe objektive pasi nuk mund ta vlerësosh veten kaq lehtë në kushte shtëpie. Megjithatë ai shtoi se tamponi nuk është një zgjidhje, sipas tij ai shërben vetëm për të konfirmuar diagnozën.
Pipero shtoi se ka shumë indikatorë të tjerë siç janë klinika, laboratori apo të dhënat imazherike që të orientojnë drejt Covid-19. “Pretendimet e qytetarëve janë sa objektive aq edhe subjektive. Të vlerësosh veten në kushte shtëpie nuk është kaq e lehtë, ndërkohë që ngarkesa për shërbimin e urgjencës ka qenë, është dhe do të mbetet shumë e madhe. Unë besoj se nuk i ka munguar ndihma ndonjë qytetari.
Vazhdoj të këmbëngul që tamponi nuk është zgjidhje për situatën. Tamponi është i rëndësishëm për të konfirmuar diagnozën. Krahas tij ka elementë dhe indikatorë të tjerë të cilët na orientojnë drejt Covid-19 sikundër është klinika, laboratori, të dhënat epidemiologjike dhe ato imazherike.
Tamponi shërben për t’i vendosur emrin e sëmundjes. Por duhet thënë që edhe kur tamponi është negativ nuk do të thotë që personi nuk është pozitiv me Covid nëse kriteret e tjera plotësohen. Në dijeninë time efikasiteti i tamponit është mbi 85%”, tha mjeku i njohur për A2.
(Marrë nga A2)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
I preu kokën të ëmës me thikë, Olsi Çekiçi nuk pendohet: Kjo do ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë
POGRADEC– Olsi Çekiçi, autori i krimit makabër në Pogradec, nuk është penduar që i preu kokën me thikë të ëmës dhe ia vari në kangjella. Dos...
I preu kokën nënës me thikë, fqinjët tregojnë si e njihnin Olsi Çekiçin: Ishte me penallti, fliste me vete, kush është
POGRADEC– Fqinjët në Buçimas, vendi ku ndodhi horrori mbrëmjen e sotme, kanë treguar se si e njihnin Olsi Çekiçin. Në një pronocnim për med...
Shpërthimi në Skrapar, flet shefi i zjarrfikëses: Dyshojmë se brenda fabrikës kishte lëndë djegëse, zjarri është nën
SKRAPAR– Shefi i zjarrfikëses në Skrapar, Vasfi Osmani ka folur pas shpërthimit të fasonerisë pasditen e sotme. Në një prononcim për Fax News, Osmani tha se pun...
Nuk zbardhën dot sulmin me acid ndaj gruas në Tiranë, Shqipëria humb gjyqin e radhës në Strasburg për paaftësi të autor
TIRANË -Shqipëria ka humbur një tjetër gjyq në Gjykatën e Strasburgut. Dhurata Tërshana, hodhi në gjyq Shqipërinë, pas sulmit me acid që iu bë në Tiranë. T...
“Kishim frikë, nuk dolëm jashtë as pas ulërimave”/ Flet fqinja e Olsi Çekiçit që masakroi të ëmën me thikë, çfar
POGRADEC– Një fqinjë ka treguar detaje nga ngjarja horror që tronditi Pogradecin mbrëmjen e sotme. Përpara mediave, gruaja që shikoni në video, tregon se kanë d...
Radha e qytetarëve në ambasadën shqiptare në Athinë për një pasaportë, gazetari Zinxhiria thirrje Metës: A jeni të shq
GREQI- Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka reaguar sërish sot në lidhje me situatën në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Në një reagim në mediat sociale, Zinxhiria kërko...
Administratori shtetëror i RTV Ora zbulon borxhet, PS i detyrohet televizionit 34 mln lekë për reklamat e fushatës elektoral
TIRANË- Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të ...
Del FOTOJA/ I dënuar për drogë, ky është Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që masakroi për vdekje të ëmën me thikë ishte sht
POGRADEC– Personi që po shikoni në foto është Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, që mbrëmjen e sotme masakroi me thik...