Aktualitet

Kërcet arma në Sarandë, policia: S’pati përplasje, një person qëlloi në ajër

6 Gusht 2020, 19:45 Nga DOSJA
Kërcet arma në Sarandë, policia: S’pati përplasje,

SARANDË – Mbrëmjen e sotme u raportua se dy grupe kriminale janë përplasur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Sarandë, në kodrën mbi rrugën e pestë të qytetit.

Pranë një lokali në këtë zonë, janë raportuar të shtënat me armë zjarri nga dy grupe rivale dhe se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë përdorur kallashnikov e armë të llojit pistoletë. 

Forcat e policisë dhe FNSH-ja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar atë, por kanë mohuar të ketë patur përplasje mes grupesh.  Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Sarandës, bëri me dije se rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i policisë 

Informacion paraprak Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

(g.sh;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne sarande te shtena me arme zjarri ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 20:07

POGRADEC– Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:45

VLORË -Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i qu...