Sport

FSHF konfirmon: 10 klubet e Kategorisë Superiore, gati për bojkot

6 Gusht 2020, 19:50 Nga DOSJA
FSHF konfirmon: 10 klubet e Kategorisë Superiore, gati për bojkot

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se të 10 klubet e Kategorisë Superiore janë gati për të bojkotuar sezonin e ardhshëm. Në një njoftim për mediat FSHF, bën me dije se në mbledhjen me Ligën Profesioniste të Futbollit u konstatua me keqardhje ndryshimet ligjore nuk i japin zgjidhje kërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Më tej në njoftim përsëriten edhe njëherë 4 pikat që kërkojnë klubet për të nisur kampionatin, duke shtuar se kërkojnë uljen e taksave dhe zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

NJOFTIMI I PLOTË

Të 10 klubet e Kategorisë Superiore përsërisin apelin për qeverinë për të reflektuar lidhur me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani. Në mbledhjen e fundit me FSHF-në dhe Ligën Profesioniste të Futbollit u konstatua me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë: 1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit. 2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive. 3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve. 4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, Liga Profesioniste e Futbollit vendosi, të bojkotojë kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti i futbollit fedetata shqiptare e futbollit liga profesioniste bojkoti i futbollit fedetata shqiptare e futbollit liga profesioniste

Sondazh

Poll

Sport 6 Gusht 2020, 16:32

DURRËS– Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në 100 vjetorin e krijimit të saj si skuadër. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, në një postim në Inst...