Sport

Zyrtare!  Klubi i futbollit ‘Roma’ blihet nga miliarderi amerikan Dan Friedkin  

6 Gusht 2020, 10:40 Nga DOSJA
Zyrtare!  Klubi i futbollit ‘Roma’ blihet nga miliarderi

ROMË- Presidenti aktual i klubit të futbollit në Romë, James Pallota ka vendosur ta shesë Romën te miliarderi amerikan Dan Friedkin. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar ditën e djeshme dhe Friedkin e ka blerë Romën për 591 milionë euro.

“As Roma mund të konfirmojë se është arritur marrëveshje mes aksionarëve të Romës dhe një gurpi Friedkin në lidhje me shitjen e klubit.”- thuhet në njoftim e klubit.

Presidenti aktual James Pallotta tha se të dy palët do të punojnë për të përfunduar procesin gjatë ditëve të ardhshme. Sakaq transaksioni i marrëveshjes  parashikohet të mbyllet brenda muajit. Ndërsa kryetari aktual i ‘Romës’ është shprehur se ky është një hap i madh për futbollin.

“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi. Ne mezi presim që të mbyllim sa më shpejt blerjen dhe të futemi në familjen e ‘Roma’.”- ka deklaruar Dan Friedkin, kryetar dhe drejtor në grupin Friedkin.

Burimi: reuters.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dan friedkin james pallotta klubi i futbollit roma dan friedkin james pallotta klubi i futbollit roma

Sondazh

Poll