Sport

Lyon test për Sarrin? Flet tekniku: Lëvizjet në pankinë nuk varen nga rezultati i nesërm

6 Gusht 2020, 15:26 Nga DOSJA
Lyon test për Sarrin? Flet tekniku: Lëvizjet në pankinë nuk

ITALI-Trajneri i Juventus Maurizio Sarri ka folur për mediat një ditë para ndeshjes me francezët e Lyon, ku është shprehur, se duhet një paraqitje e shkëlqyer e djemve të tij, në mënyrë që të kalohet turi i Champions League. Sarri ka vlerësuar ekipin kundërshtar ku ka theksuar cilësitë e francezëve.

“Nevojitet një paraqitje e madhe. Mbrojtja e Lyon ka evoluar, që kur francezët luajnë me 3, kanë lojtarë teknikë dhe të shpejtë në kundërsulm. Janë solidë dhe godasin portën, me Depay. Rezultati i ndeshjes së parë i lejon që të bëjnë një lojë përshtatur me karakteristikat e tyre”, u shpreh tekniku.

Më tej Sarri shtoi, se rezultati i ndeshjes së nesërme, nuk do të ndikojë në të ardhmen e tij në pankinën e Juventus.

Mund të jetë ndeshja ime e fundit me Juventus? Nuk mendoj kështu. Nëse do të ketë ndryshime, do ta bëjnë pavarësisht rezultatit të nesërm“, vijoi trajneri i Juventus.

Kampionët e Italisë u mundën ndeshjen e parë nga Lyon me rezultatin 1-0 në Francë. Për ndeshjen e nesërme aktivizimi i Dybala është në dyshim, pasi Sarri nuk ka marrë ende dritën jeshile nga stafi mjekësor.

Marrë dhe përshatur nga Corriere dello Sport 

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maurizio sarri maurizio sarri

Sondazh

Poll