Sport

Zyrtare/ Inter arrin marrëveshjen me Manchester United, Sanchez përfundimisht me fanellën zikaltër

6 Gusht 2020, 15:49 Nga DOSJA
Zyrtare/ Inter arrin marrëveshjen me Manchester United, Sanchez

ITALI-Inter sapo ka mbyllur marrëveshjen më Manchester United, për Alexis Sanchez por djajtë e Anglisë nuk përfitojnë asnjë qindarkë.

Sipas mediave ndërkombëtare 31-vjeçari do të jetë pjesë e zikaltërve deri në verën e 2023. I vetmi përfitim që do të ketë Manchester do të jetë kursimi i rrogës së Sanchez-it. Ndërkohë që vetë sulmuesi kilen ka pranuar ulje rroge te Interi, pasi shifra e majme që përfitonte te djajtë nuk përballohet nga arka e zikaltërve.

Alexis Sanchez mbërriti si huazim te Interi në janar të këtij viti, ku në gjithë sezonin ai ka gjetur 4 herë rrugën e rrjetës si dhe ka dhuruar 9 asiste për shokët e skuadrës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alexis sanchez merkato e interit alexis sanchez merkato e interit

Sondazh

Poll