Sport

Transferimi te Juventusi dhe raporti me Sarrin, flet agjenti i Jorginho

6 Gusht 2020, 17:24 Nga DOSJA
Transferimi te Juventusi dhe raporti me Sarrin, flet agjenti i Jorginho

BRITANI E MADHE- Mesfushori i Chelsea, Jorge Luiz Frello është një nga objektivat e Juventusit. Trajneri i bardhezinjve Maurizio Sarri ka punuar më parë me 28-vjeçarin te Napoli dhe te Chelsea dhe e vlerëson maksimalisht mesfushorin për stilin e veçantë që ka.

Por lajmeve për transferimin e Jorginhos në Serie A i ka hedhur poshtë agjenti i këtij të fundit. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare Joao Santos deklaron se nuk ka ndonjë interesim konkret për shërbimet e mosfushorit dhe se ai ka akoma dhe 3-vite kontratë me Chelsea.

 “Sarri nuk e ka telefonuar kurrë personalisht Jorginhon për t’i folur për interesimin e Juventusin. Mediat flasin, por ne nuk kemi pasur kontakte me Sarrin apo drejtorin Paratici. Nëse dy klubet do të gjejnë një akord, nëse do ndodhë ndonjëherë, vetëm atëherë mund të flasim më qartë.

Dihet që Sarri dhe Jorginho kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, kanë kaluar pesë vite së bashku dhe unë nuk e mohoj diçka të tillë, nuk jam hipokrit. Ama, dua t’u kujtoj të gjithëve se Jorginho ka edhe tre vite kontratë me Chelsea“, deklaron agjenti i mesfushorit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agjenti i jorginho raporti mes sarri dhe jorginho agjenti i jorginho raporti mes sarri dhe jorginho

Sondazh

Poll

Sport 6 Gusht 2020, 16:32

DURRËS– Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në 100 vjetorin e krijimit të saj si skuadër. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, në një postim në Inst...