Sport

Bojkoti i Superligës, Sindikata e Futbollistëve mbështet vendimin e Ligës së Futbollit: Urojmë të mos ketë konotacion po

6 Gusht 2020, 15:56 Nga DOSJA
Bojkoti i Superligës, Sindikata e Futbollistëve mbështet vendimin

TIRANË- Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, ka mbështetur vendimin e marrë nga Liga e Futbollit, për të mos filluar sezonin futbollistik më 12 shtator. Sipas Sindikatës, kërkesat e Ligës së Futbollit janë legjitime dhe plot të realizueshme.

Ata urojnë që ky vendim të mos ketë prapavijë politike. Njëkohësisht Sindikata ka shprehur pakënaqësinë për lënien jashtë diskutimit, duke e quajtur të qëllimshëm.

REAGIMI

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë u njoh nga mediat sportive mbi vendimin e marrë nga Liga e Futbollit për bojkotimin e kampionatit kombëtar 2020-2021, në rast të mosplotësimit të katër kërkesave të paraqitura nga ana e Ligës.

Sigurisht që nuk na pëlqen që futbolli të ndalojë, për asnjë arsye. Por në situatën ku ndodhet futbolli shqiptar, të cilën Sindikata e ka denoncuar herë pas here, ishim të sigurtë se fatkeqsisht kjo ditë do të vinte. Si përfaqësuese e komunitetit të futbollistëve, Sindikata duhej të thirrej dhe të paraqiste opinionin e saj në lidhje me situatën e futbollit në tërësi si dhe per bojkotin e kampionatit në veçanti.

Megjithëse Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është anashkaluar qëllimisht për të mos qënë prezente në takimet ku diskutohet për futbollin, pasi zëri ynë konsiderohet si “Muzikë sipas partiturës në një orkestër te stonuar”, sot ne deklarojmë se: Mbështetim plotësisht vendimin e Ligës për bojkotimin e kampionatit të futbollit pasi kërkesat e Ligës i konsiderojmë legjitime dhe plotësisht të realizueshme.

Urojmë dhe besojmë se ky vendim i Ligës nuk ka asnjë konotacion politik pasi në këtë rast këto kërkesa do të harroheshin si “Ëndërrat e një natë vere”. Por edhe në këtë rast do të jemi ne që do ti kujtojmë Ligës angazhimin e tyre të marrë sot për plotësimin e këtyre katër kërkesave. Për aq kohë sa këtë vendim të Ligës e konsiderojmë plotësisht të drejtë, Sindikata do ta mbështetë atë fuqimisht.

Pak ditë më parë Liga e Futbollit Profesionit, pas një mbledhje me drejtuesit e FSHF, vendosi që të bojkotojë sezonin e ri futbollistik nga 12 shtatori e në vijim, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

-Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

-Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti i superliges sindikata e futbollisteve bojkoti i superliges sindikata e futbollisteve

Sondazh

Poll