Sport

6 Gusht 2020, 16:32 Nga DOSJA

DURRËS– Teuta arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në 100 vjetorin e krijimit të saj si skuadër. Kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, në një postim në Instagram është shprehur mjaft i lumtur, ndërsa ka ndarë meritat me shokët e skuadrës.

Mw tej ai ka shtuar, se nuk ka ashensor pwr tw arritur suksesin, por duhet të ngjisësh shkallët.

 “Nuk ka ashensor për të arritur suksesin. Duhet të marrësh shkallët. Krenar për këta djem, që me sakrificën e tyre arritën t’i japin një trofe këtij qyteti pas shumë vështirësive që kaloi vitin që lamë pas,” mbyll postimin kapiteni Arapi.

Teuta mundi të dielën Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 2-0. Golat e Hoxhës dhe Vilës, vulosën suksesin e durrsakëve. Kjo kupë, përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të klubit.

(I.A/G.Sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport renato arapi teuta renato arapi teuta

Sondazh

Poll