Aktualitet

6 Gusht 2020, 18:04 Nga DOSJA

TIRANË- Koronavirusi në Shqipëri po përhapet me shpejtësi, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 127 raste të reja. Njësoj si virusi, vrullshëm në mediat sociale është duke qarkulluar dhe një listë e personave që janë të prekur.

Në këtë listë, që Dosja.al e zotëron, por nuk e bën publike për arsye etike, jepet të dhënat për të gjithë personat e prekur. Emri, mbiemri, adresa e saktë kur banon, numër telefoni, profesioni, etj., çdo gjë rreth një pacienti.

Kjo listë ka disa ditë që qarkullon dhe tashmë të gjithë qytetarët kanë identifikuar ata që për fat të keq janë të infektuar.

Lista të ngjashme kanë qarkulluar dhe më parë, ku jo më larg se një javë, ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu kishte bërë tamponin, të dhëna që janë sekrete.

Por të dhënat sekrete, siç janë detaje për pacientët tashmë në Shqipëri janë publike. Kjo listë që zotërohet nga Dosja.al, duket që është e përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, ndaj janë këto dy institucione që duhet të mbajnë përgjegjësi.

MSH dhe ISHP duhet të përgjigjen se si mund të bëhen publike të dhënat e pacientëve që janë rreptësishtë të ndaluara. Lista e personave që janë aktivë sot është duke qarkulluar ende në rrejtët sociale, ndaj reagimi duhet të jetë i shpejtë dhe të mos publikohet lista e pacientëve që do konfirmohen nesër dhe në ditët në vijim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shëndetit publik lista me te prekurit ministria e shendetesise instituti i shëndetit publik lista me te prekurit ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:04

POGRADEC– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 44-vjeçar i identifikuar si Olsi Çekiçi masakr...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 16:58

SKRAPAR– Dosja.al ka mësuar se paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e fasonerisë në Skrapar është bërë një shkëndijë elektrike. Për pasojë, një prej m...