Horror në Pogradec/ 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i pret kokën të ëmës e ia var në derë, plagos dhe të v
6 Gusht 2020, 17:03Nga DOSJA
POGRADEC– Skenë të ngjashme me filmat horror ka tronditur Pogradecin ditën e sotme. Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka masakruar me thikë nënë e tij, duke e lënë të vdekur. Dosja.almëson se 44-vjeçari, që shikoni dhe në foto, i ka prerë kokën nënës së tij Firdes Çekiçit, pas një sherri që ka ndodhur mes tyre, dhe ia ka varur në derë.
Fillimisht, Olsi Çekiçi ka qëlluar me dru nënën e tij Firdese Çekiçi. Mes tyre ka ndërhyrë vëllai i autorit të krimit, por nuk ia dalë dot mbanë që t’i ndajë. Çekiçi ka plagpsur dhe të vëllanë dhe më pas ka marrë kosën dhe i ka prerë kokën të ëmës.
Kokën ia vari tek dera e jashtme, ndërsa trupin ia la në tokë. I vëllai i 44-vjeçarit ka përfundur në spital me plagë të rënda në kokë. E gjithë skena është parë edhe nga vajza e autorit të krimit, 15-vjeçarja që jetonte në të njëjtën banesë ku gjyshja e saj u masakrua për vdekje.
Më pas, Çekiçi është vënë në pranga. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa policëve që panë edhe trupin e nënës së Olsit të ndarë nga koka, u ka thënë që të mos afroheshin tek gjaku, pasi kishte magji. “Mos u afroni se ka magji,”- mësohet të ketë thënë ai.
Dosja.almëson se në deklaratën përpara policisë, Çekiçi është shfaqur i qetë dhe është shprehur se ky krim, do të ndodhte një ditë.
“Nuk pendohem. Kjo gjë do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë,”- mësohet se ka rrëfyer Olsi, duke mos shfaqur pikë pendese.
Sherret dhe konfliktet e nënës me Çekiçin kanë qenë të vazhdueshme. E ndjera rezulton se e ka denoncuar shumë herë në polici për dhunë 44-vjeçarin, që rezulton të ketë probleme të shendetit mendor.
Ai është dënuar për përdorim të lëndëve narkotive në Itali, Greqi dhe Belgjikë. Ai gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë dhe vetëm pak muaj më parë, mësohet se është shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasan për t’u kuruar. Olsi ishte i divorcuar dhe ushtronte dhunë edhe mbi të bijën e mitur, por pavarësisht denoncimeve të shumta, vijonte të ishte i lirë dhe të jetonte në të njëjtën banesë me pjesën tjetër të familjes.
(g.sh;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SKRAPAR– Një fabrikë këpucësh ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Skrapar. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme....
Aktualitet 6 Gusht 2020, 16:58
SKRAPAR– Dosja.al ka mësuar se paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e fasonerisë në Skrapar është bërë një shkëndijë elektrike. Për pasojë, një prej m...
SKRAPAR-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar stakimin e linjës 35kv, Bogovë-Çorovoda, pas shpërthimit të flakëve në një fasoneri ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka sqaruar sot qytetarët të cilët kërkojnë të udhëtojnë në Greqi. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit njofton se nga sot...
GJIROKASTËR- Detaje të reja janë mësuar nga krimi i ndodhur në ditë më parë në Gjirokastër. Policia prej ditësh së djeshme ka nisur hetimet për vrasjen e 5...
TIRANË – Mjeku urolog, Artan Koni ka bërë denoncimin e radhës për keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ...
DIBËR -Policia ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e kanabisit në doganën e Bllatës në Maqedoninë e Veriut. Në pranga ka rënë 26-vjeçari Flori...
TIRANË- Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka shpërndarë sot një foto të mjekut Tritan Kalo dhe infermierit, Bedriut. Në një postim n...
DURRËS- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e bëhet më alarmante. Sot në Durrës janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus.Deri tani mësohet s...