Aktualitet

Shpërthimi në fasonerinë në Skrapar, OSHEE stakon energjinë elektrike, ja zonat që mbetën pa drita

6 Gusht 2020, 16:49 Nga DOSJA
Shpërthimi në fasonerinë në Skrapar, OSHEE stakon

SKRAPAR-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar stakimin e linjës 35kv, Bogovë-Çorovoda, pas shpërthimit të flakëve në një fasoneri në Çorovodë. Për pasojë kanë mbetur pa energji zonat; Çorovodë, Çepan, Gjerbes, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.

Njoftimi i OSHEE

Në afersi të N/St #Çorovoda 1 ka rënë #zjarr te një magazinë dhe, si rezultat, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1. Zonat pa energji: Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.

Një fabrikë këpucësh ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Skrapar. Flaka dhe tymi ka mbuluar ndërtesat rreth fasonerisë. Në momentin e shpërthimit, kanë qenë brenda punëtorët, të cilët kanë dalë jashtë të tmerruar. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet oshee stakon energjine elektrike ne skrapar shperthen fasoneria ne skrapar oshee stakon energjine elektrike ne skrapar shperthen fasoneria ne skrapar

Sondazh

Poll