SKRAPAR– Dosja.al ka mësuar se paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e fasonerisë në Skrapar është bërë një shkëndijë elektrike. Për pasojë, një prej makinerive që ndohej brenda fabrikës së këpucëve ka shpërthyer dhe ka bërë që e gjithë ndërtesa të marrë flakë.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të shuajë flakët. Kjo për faktin se në fabrikë ka materiale që digjen brenda pak sekondash, lëkurë, letër dhe plastikë. Pranë saj janë prekur vetëm tre banesa nga flakët, pasi fabrika ndodhet larg zonës së banuar dhe buzë lumit.
Gjithsesi, banorët e zonës përreth janë evakuuar. Punonjësit e fasonerisë kanë dalë me vrap nga fabrika sapo kanë parë flakët dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lëdnuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 17:00, ndërkohë OSHEE-ja ka bërë me dije se ka stakuar linjën duke lënë të gjithë Skraparin përkohësisht pa energji elektrike.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SKRAPAR-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar stakimin e linjës 35kv, Bogovë-Çorovoda, pas shpërthimit të flakëve në një fasoneri ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka sqaruar sot qytetarët të cilët kërkojnë të udhëtojnë në Greqi. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit njofton se nga sot...
GJIROKASTËR- Detaje të reja janë mësuar nga krimi i ndodhur në ditë më parë në Gjirokastër. Policia prej ditësh së djeshme ka nisur hetimet për vrasjen e 5...
TIRANË – Mjeku urolog, Artan Koni ka bërë denoncimin e radhës për keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ...
DIBËR -Policia ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e kanabisit në doganën e Bllatës në Maqedoninë e Veriut. Në pranga ka rënë 26-vjeçari Flori...
TIRANË- Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka shpërndarë sot një foto të mjekut Tritan Kalo dhe infermierit, Bedriut. Në një postim n...
DURRËS- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e bëhet më alarmante. Sot në Durrës janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus.Deri tani mësohet s...
TIRANË– Mjekja Najada Çomo ka publikuar një foto nga Infektivi ku shihen dy kolegët e saj, Tritan Kalo dhe Bedriu. Krahas fotos ku mjeku dhe infermi...
TIRANË- Urdhri i Farmacistëve në Shqipëri ka njoftuar sot e u ka hequr licencën 8 farmacistëve. Në kontrollet e ambienteve të bizneseve të tyre kishin kons...