Aktualitet

Doni të udhëtoni drejt Greqisë? Policia njofton qytetarët: Kakavija dhe Kapshtica janë të mbyllura gjatë natës, nuk do k

6 Gusht 2020, 16:48 Nga DOSJA
Doni të udhëtoni drejt Greqisë? Policia njofton qytetarët:

TIRANË- Policia e Shtetit ka sqaruar sot qytetarët të cilët kërkojnë të udhëtojnë në Greqi. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit njofton se nga sot gjatë natës pikat kufitare në Kakavijë  dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.

Po ashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë. Do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

NJOFTIMI I PLOTË

? Autoritetet policore greke?, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️2️:0️0️ deri në orën 0️6️:0️0️, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ?? nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët ?️ dhe automjetet ? si në hyrje edhe në dalje të Greqisë??. ? Pikat e kalimit? do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️6️:0️0️ deri në 2️2️:0️0️. ? Policia e Shtetit? ?? fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura ?pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare ?? që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar ??.

? Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi?? nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ??, do të karatinohen për 7 ditë. Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së ?? dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi. ? Policia e Shtetit ? ?? apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ?.

Ky njoftim i Policisë vjen pak ditë pas vendimin të Greqisë, për të mbyllur pjesërisht kufijtë me Shqipërinë. Sipas vendimit të qeverisë greke, do jenë vetëm Kakavija dhe Kapshtica e hapur për kalim, por jo gjatë natës. Po ashtu të gjithë shqiptarët që do udhëtojnë drejt vendit fqinj do karantinohen për 7 ditë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia mbyll kufijte masat kunder covid 19 policia e shtetit greqia mbyll kufijte masat kunder covid 19 policia e shtetit

Sondazh

Poll