Aktualitet

Shpërthen në flakë pas shkëndijës elektrike fabrika e këpucëve në Skrapar, punëtorët dolën jashtë sapo panë zjarrin

6 Gusht 2020, 16:09 Nga DOSJA
Shpërthen në flakë pas shkëndijës elektrike fabrika e

SKRAPAR– Një fabrikë këpucësh ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Skrapar. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Një shkëndijë elektrike, mësohet se është bërë shkak për flakët, si pasojë e të cilës, fillimisht ka shopërthyer një prej makinerive brenda fasonerisë.

Kjo ka bërë që e gjithë ndërtesa të marrë flakë. Sapo kanë vënë re zjarrin, punonjësit e fabrikës së këpucëve kanë dalë me vrap nga ndërtesa, dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të shuajë flakët direkt. Kjo për faktin se në fabrikë ka materiale që digjen brenda pak sekondash, lëkurë, letër dhe plastikë.

Gjithashtu, nga flakët mësohet se janë prekur edhe tre banesa që ndodheshin pranë fabrikës dhe kanë pësuar dëme të lehta. Fakti që fabrika ndodhet larg zonës së banuar dhe buzë lumit ka shmangur dëme më të mëdha.

Dosja.al ka sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Siç shihet edhe në video, tymi dhe flaka kanë alarmuar të gjithë banorët e zonës, të cilët janë larguar me vrap, sapo kanë dëgjuar shpërthimin. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe zjarrfikëset dhe dëgjohen zëra të ndryshëm. “Ik andej ore, erdhëm për dy minuta. Largohu,”– dëgjohet të thotë dikush.

Ndërkohë OSHEE ka stakuar linjën 35kv, Bogovë-Çorovoda për arsye sigurie. Si pasojë, kanë mbetur pa drita zonat; Çorovodë, Çepan, Gjerbes, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen fasoneria ne skrapar skrapar shperthen fasoneria ne skrapar skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 16:58

SKRAPAR– Dosja.al ka mësuar se paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e fasonerisë në Skrapar është bërë një shkëndijë elektrike. Për pasojë, një prej m...