Sport

Inter mund pastër 2-0 Getafen, Lukaku dhe Eriksen vulosin kalimin në fazën tjetër, fitojnë edhe Mancester United, Copenhage

5 Gusht 2020, 21:13 Nga DOSJA
Inter mund pastër 2-0 Getafen, Lukaku dhe Eriksen vulosin kalimin në

EUROPA LEAGUE-Inter ka kaluar në fazën tjetër të Europa League. Zikaltërit mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 spanjollët e Getafe, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 33 nga gjigandi belg, Romelu Lukaku, i cili shfrytëzoi më së miri një top të Alessandro Bastonit.

Spanjollët humbën një mundësi të artë për të barazuar sfidën në minutën e 76. Pas një prekje të topit me dorë nga ana e Diego Godin, arbitri vërshëlleu për 11 metërsh. Mirëpo Molina u tregua i pasaktë përballë Handanoviç, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

Goli i dytë i cili vulosi sfidën u shënua nga danezi Cristian Eriksen në minutën e 83′, vetëm 1 minutë pasi ishte futur në fushë. Në fazën tjetër, zikaltërit do të përballen me fituesen e çiftit Bayer Leverkusen-Rangers.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Mancester United mundi 2-1 Lask Linz, danezët e Copenhagen shënuan tre herë në portën e turqve të Basaksehir, ndërsa Shkatar mundi pastër me rezultatin 3-0  gjermanët e Wolfsburg.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter inter mund getafe inter inter mund getafe

Sondazh

Poll