Bota

Pandemia e koronavirusit/  Izraeli nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

6 Gusht 2020, 16:39 Nga DOSJA
Pandemia e koronavirusit/  Izraeli nis testimin e vaksinës kundër

IZRAEL–  Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael do të fillojë testimin e vaksinës së tij për koronavirusin e ri mbi njerëzit deri në tetor. Ky lajm është bërë  me dije nga Ministria e Mbrojtjes ditën e sotme.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz vizitoi IIBR të enjten për një përditësim sa i përket përparimit të vaksinës kundër Covid-19.

“Eksperimentet mbi njerëzit duhet të fillojnë pas pushimeve. Para së gjithash, dua të falenderoj njerëzit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe njerëzit në institut, të cilët po bëjnë një punë fantastike.”– ka thënë Gantz.

Ai tha se gjykimet njerëzore do të kryheshin në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe “sipas të gjitha proceseve të kërkuara në drejtim të sigurisë mjekësore”.

“Ne do të fillojmë provat e sigurisë dhe efikasitetit pas festave. Por ne kemi një produkt në dorë.”-përfundoi ai.

Burimi:  Jpost

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benny gantz koronavirusi ne izrael benny gantz koronavirusi ne izrael

Sondazh

Poll