Publikohet Raporti i DASH: Rusia përhap dezinformim përmes mediave sociale
6 Gusht 2020, 16:29Nga DOSJA
SHBA– Qendra e Departamentit të Shtetit për Angazhimin Global, në një raport të publikuar të mërkurën analizonte skemat e Kremlinit për të përhapur dezinformim përmes komunikimeve qeveritare, një rrjeti mesazhesh globale të financuara nga shteti dhe kultivimit të burimeve të tërthorta, duke përdorur median sociale dhe internetin si armë. Raporti megjithatë nuk përmend drejtpërdrejt çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.
Përfaqësuesja e kësaj qendre, Lea Gabrielle, tha në një komunikim me gazetarët se “edhe Pekini ka përvetësuar disa elementë të taktikave të Moskës, duke mbështetur faqe interneti që përhapin teori konspirative, dezinformim dhe propagandë për të minuar normat dhe institucionet demokratike.” Ajo tha se rreziku që paraqet dezinformimi nga ana e Kinës dhe e Rusisë janë realë dhe të rrezikshëm.
Raporti publikohet ndërkohë që SHBA kanë ofruar deri në 10 milion dollarë shpërblim për informacione që çojnë në identifikimin dhe lokalizimin e çdo personi që punon me një qeveri të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
ITALI– Të paktën 6 pacientë me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Itali, ndërkohë janë infektuar edhe 401 të tjerë.Me rritjen e sotme numri i për...
LIBAN– Një punëtor i Portit të Bejrutit është gjetur i gjallë 30 orë pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin libanez.Fotografia e Amin al-Zahed, është publik...
PRISHTINË– Koronavirusi ka “mposhtur” Kosovën, ku ditë pas dite shënohen shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja, duke përkeqësuar kështu situatën...
LIBAN– Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e së martës në Bejrut të Libanit tronditi jo vetëm libanezët por mbarë botën. Ndërkohë kanë nisur edhe ndihmat e pa...
KOSOVË– Dy persona, që mbajnë postin e drejtorit tek Posta e Kosovës janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, sherri me...
LIBAN– Shpërthimi i fuqishëm pasdites e të martës në kryeqytetin libanez ka tronditur mbarë botën, ku deri më tani është raportur se kanë gjetur vdekjen 157 nje...
LIBAN– Ka shkuar në 157 numri i viktimave në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dy ditë më parë.Ky lajm është bërë me dije nga autoritetet vendase ndë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,976,056 të infektuar dhe janë ...
SHBA– Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka deklaruar se vuan nga depresioni. Përmes një podcast-i, vetëm dy ditë pasi ...