Sport

Ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë 3 ditë më parë, Teuta përcjell Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit

5 Gusht 2020, 18:34 Nga DOSJA
Ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë 3 ditë më

DURRËS -Klubi i Teutës ka arritur marrëveshjen me kroatët e Lokomotivës së Zagrebit, për transferimin e mefushorit Sherif Kallaku. Kallaku pritet t’i bashkohet kroatëve ditën e premte, ku do të firmosë edhe një kontratë 4-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Teutës në Facebook.

Sherif Kallaku, u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë me Teutën vetëm pak ditë më parë. Me durrsakët, Kallaku kaloi dy sezone, të cilat i finalizoi me fitim e trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Kjo është eksperienca e parë jashtë vendit për 22-vjeçarin, i cili do të provojë të lërë gjurmë në Kroaci.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sherif kallaku sherif kallaku

Sondazh

Poll