Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon Lindita Hoxhën. Gjyqtarja uli në vitin 2019 dënimin për Dritan Dajtin

6 Gusht 2020, 13:18 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon Lindita Hoxhën. Gjyqtarja uli

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha. Sot KPK me anë të trupës gjykuese; Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari kanë shkarkuar Hoxhën.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të hënën, u evidentuan gjetjet për të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas Sanxhaktari gjyqtarja Hoxha kishte bërë deklarime të pasakta të pasurive dhe burimeve të krijimit.

Po ashtu u zbulua dhe mungesë dokumentacioni për të provuar një pjesë të të ardhurave dhe burimin e dy huave. Pas këtyre mangësive në të shkuarën e Hoxhës, treshja gjykuese vendosi shkarkimin e saj.

Kush është Lindita Hoxha?

Lindita Hoxha ka një karrierë 27-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 2003 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në vitin e 2019, Hoxha ishte një nga 5 gjyqtarët e Apelit që shqyrtuan çështjen e uljes së masës së dënimit ndaj Dritan Dajtit – një gangster famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve të shpallur dëshmorë të atdheut.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit lindita hoxha komisioni i pavarur i kualifikimit lindita hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 12:53

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në n...