Aktualitet

Rrahu gruan dhe i mori paratë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, bashkë me të dhe grabitësi i dy milionë lekëve, një tj

6 Gusht 2020, 13:09 Nga DOSJA
Rrahu gruan dhe i mori paratë, arrestohet 35-vjeçari në

TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet E.T., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me inicialet E.D., i cili akuzohet se në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj.

Ndërsa 44-vjeçari me inicialet L. S., u arrestua pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt që kishte të vënë në qafë, një vajze me inicialet E. Q..

Njoftimi i policisë 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, i shtetasit E. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash. Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi E. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjysma e shumës së lekëve të vjedhur. Ndërsa pas denoncimit në Komisariatin Nr. 3, policia vuri në pranga për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin L. S., 44 vjeç, pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur shtetases E. Q., me dhunë, nga qafa, varësen e floririt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 12:53

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.Në n...