Aktualitet

PAMJE të frikshme nga GREQIA! Emigranti filmon radhët pafund tek ambasada në Athinë, shqiptarët rrezikojnë infektimin nga

6 Gusht 2020, 09:53 Nga DOSJA
PAMJE të frikshme nga GREQIA! Emigranti filmon radhët pafund tek

ATHINË– Psikologia Marsela Lekli ka publikuar videon e një emigrant shqiptar, i cilia ka filmuar pamje nga jashtë ambasadës së Shqipërisë në Athinë.  Në pamjet e filmuara, emigranti tregon radhët e shqiptarëve që presin jashtë portës së ambasadës, disa bashkë me fëmijët e tyre, duke rrezikuar edhe ndonjë infektim të mundshëm nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë gjithë videos, emigrant tregon se të gjithë shqiptarët janë ngjitur me njëri-tjetrin në radhë, ndërkohë që brenda punohet sipas tij me kapacitet të reduktuar. Ai kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj që të marrin masat, të bëjnë të mundur marrjen e shërbimit online dhe të shtojnë numrin e punonjësve për të përballuar nevojat e shqiptarëve në Greqi.

PAMJET:

“Shiko se çfarë bëhet në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë. Shikoni! Ja gjendja. Shteti shqiptar. Ja pra të gjithë shqiptarët kudo që janë në Greqi, vuajnë këtu me fëijë të vegjël, me fëmijë të vegjël dhe shteti i ka braktisur në këto ditë të vështira virusi. Shikoni si janë katandisur emigrantët. Ku është Edi Rama dhe ministria e Jashtme? Ku është sistemi online? Nuk kanë dëshirë të zgjidhin problematikat tona! Nuk vendosin punonjës të tjerë për të pasur sportele të tjera. Urdhëroni shikoni! I bëj thirrje Edi Ramës që të gjejë zgjidhjen,”-shprehet emigranti. 

Disa javë më parë, ministri Cakaj shkarkoi nga detyra ambasadoren Ardiana Hobdari dhe punonjës të tjerë të ambasadës, me pretendimin se nuk kishin pasur rezultate në punë dhe se ishin të përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave, vitin e kaluar. Në vend të Hobdarit, u vendos që të zëvëndësonte vajza e ish-ministrit socialist të ndjerë, Luan Hajdaraga, Luela.

Ndërkohë edhe pak ditë më parë, para ambasadës ishte e njëjta situatë me radhën me dhe pritjen. Atë ditë ambasada reagoi dhe njoftoi se zyrat konsullore kanë qenë në punë me orare të zgjatura duke kërkuar nga qytetarët që të respektojnë oraret dhe të mos krijojnë radhë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne greqi greqi ambasada shqiptare ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 08:58

GJIROKASTËR- Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë...