Aktualitet

8 raste me Covid-19 në Berat/ 5 infermiere dhe 3 të tjerët, punonjës magazine, kaldaje dhe oksigjenist e

6 Gusht 2020, 09:41 Nga DOSJA
8 raste me Covid-19 në Berat/ 5 infermiere dhe 3 të tjerët,

BERAT– 8 raste me Covid-19 janë shënuar në qytetin e Beratit. 5 prej tyre janë infermiere në repartin e Pediatrisë, Kirurgjisë dhe Urgjencës. Ndërsa 3 të tjerët janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Gjithashtu mësohet se ndër të infektuarit e ditëve të fundit është edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave, i cili është infektuar bashkë me gruan dhe prej më shumë se katër ditësh janë të karantinuar në banesë.

Deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 5889 të infektuar ku mes tyre 2589 janë aktivë. 182 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi berat koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2020, 08:58

GJIROKASTËR- Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë...