Aktualitet

Ishte në makinë me viktimën dhe pas sherrit e goditi në kokë, si e vrau bashkëudhëtari Gëzim Saraçin në Gjirokastër,

5 Gusht 2020, 15:30 Nga DOSJA
Ishte në makinë me viktimën dhe pas sherrit e goditi në

GJIROKASTËRDosja.al ka zbardhur detaje nga vrasja e 57-vjeçarit Gëzim Saraci, në Gjirokastër. Mësohet se personi që ka kryer krimin, po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi, në kamionçinë ku dhe u gjet i pajetë 57-vjeçari.

Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori emri i të cilit nuk dihet ende, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. Sherri ka agravuar dhe autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbasë jetën.

Më pas, ai e ka lënë të vdekur në kamionçinë dhe është larguar për të humbur gjurmët. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Gjirokastër, në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Policia ka nisur kërkimet, ndërkohë që pritet të zbardhet edhe shkaku i sherrit që solli një viktimë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim saraci gjirokaster vritet gezim saraci gezim saraci gjirokaster vritet gezim saraci

Sondazh

Poll