Aktualitet

Pesë orë ‘luftë’ me dallgët/ Tre të rinj rrezikojnë jetën në Sarandë, futen në det me gomone në mot të furishëm

5 Gusht 2020, 14:37 Nga DOSJA
Pesë orë ‘luftë’ me dallgët/ Tre të rinj

SARANDË– Tre të rinj janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe Policia Kufitare e Sarandës, pasi rrezikuan të mbyeshin. Mësohet se të rinjtë, pavarësisht motit të keq dhe paralajmërimeve nga autoritetet për të mos u futur në det, kanë dalë të bëjnë një shëtitje në ujë me gomone.

Por, në momentin që donin të ktheheshin në tokë, si pasojë e erës së furishme, kanë hasur vështirësi në ankorimin e gomones.

Kështu, roja bregdetare bashkë me Policinë Kufitare në Sarandë, janë angazhuar në një operacion për të shpëtuar tre të rinjtë. Vetëm pas pesë orësh, u arrit që gomonia të ankorohej në plazhin e Lukovës.

Moti i keq pushtoi vendin ditën e sotme. Mjetet e lundrimit dhe pushuesit u lajmëruan që të mos futeshin në det pasi mund të rrezikojnë jetën.

Mëngjesin e sotëm një grua u mbyt në det. Familja e Robert Ramës kishte dalë në gjirin e Gjipesë për të mbledhur rrjetat e peshikimit, por i zuri stuhia. Për pasojë, gruaja u mbyt, ndërsa vetë Rama, djali i tij dhe një shok, shpëtuan.

Lajmi kryesor: Shqipëria në “pushtetin” e shiut/ Prishen pushimet e turistëve por fiken zjarret… Tragjedi në Himarë, mbytet në det një grua

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sarande shpetohen tre te rinj ne sarande sarande shpetohen tre te rinj ne sarande

Sondazh

Poll